Këto janë pamjet që vijnë nga ishulli i Rodhos në Greqi, ku avionët e Mbrojtjes Civile janë në luftë me zjarret që kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore.

Ky zjarr masiv ka përpirë pyjet në fshatin Malonas, teksa disa avionë shihen njëri pas tjetrit duke hedhur ujë nga ajri.

Flakët e tymit që ngrihen nga kodra kanë mbuluar ishullin. Shumë prej banorëve dhe turistëve janë evakuuar nga autoritetet greke për shkak të rrezikshmërisë nga zjarret.

Shumë britanikë janë në mesin e turistëve të huaj që ndodhen në Rodhos. Shumë prej tyre kanë ndërprerë pushimet dhe janë kthyer në Britani. Ndërkohë, kompanitë e fluturimit nga Britania e Madhe kanë anuluar udhëtimet drejt Rodhosit. /tvklan.al