Avioni egjiptian, ulje emergjente në Beograd

Bllokohet aeroporti “Nikolla Tesla”, vonesa në fluturime

Aeroporti i Beogradit “Nikolla Teslla” është hapur për trafikun ajror pas bllokadës që nga mëngjesi kur një avion nga Egjipti kishte ngelur në pistë për shkak të një avarie. Autoritetet serbe thanë se avionit të kompanisë egjiptiane nuk i punonte asnjë rrotë pasi frenat kishin dështuar. Pista nuk është dëmtuar dhe është arritur që të riparohet në kohë rekorde.

“Për ne ka qenë më e rëndësishmja siguria për të gjithë. Kemi të planifikuar për sot 180 fluturime, prej të cilave 5 janë anuluar, shumë të tjerë janë vonuar dhe të tjerët kanë aterruar në qytetin e Nishit. Linja nga Nju Jorku ka aterruar në Zagreb dhe jemi falenderues që asgjë e rrezikshme nuk ka ndodhur”.

Kjo bllokoi edhe linjën nga Tirana të kompanisë AirSerbia, por edhe shumë linja të tjera të avionit që ishin nisur në drejtim të kryeqytetit serb dhe rajonit. Zyrtarët e aeroportit thanë se bëhet fjalë për një problem teknik, por që duhej të merreshin masa për të eliminuar mundësinë e aksidenteve. Hetimet kanë filluar pasi avioni ishte i zbrazët dhe ka aterruar me detyrim në aeroportin kryesor serb.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesoreRajoniTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*













Emisione