Një avion nigerian ka bombarduar gabimisht një kamp refugjatësh në Rann duke i marrë jetën më shumë se 100 personave, pasi i mori për ekstremistë të Boko Haram.

Midis të vdekurve gjendeshin 6 punonjës të Kryqit të Kuq. Qeveria po punon me koordinimin e ndihmës për të plagosurit.

Qeveria foli në kushte anonimiteti për shkak se nuk kishte autorizim për të folur me gazetarët.

Midis të plagosurve gjendeshin dy ushtarë nigerianë që punonin për Mjekët pa Kufij (MSF) dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Trembëdhjetë punëtorët të tjerë të Kryqit të Kuq mbetën të plagosur gjatë shpërthimit.

1DC568BE00000578-0-image-a-1_1484673170043

Kjo besohet të jetë hera e parë që ushtria e Nigerisë ka pranuar një gabim të tillë.

Kampi në verilindje të Nigerisë ishte për të pastrehët.

Një burim i lartë ushtarak në kryeqytetin e Bornot, Maidugurit, tha se viktimat ishin “të shumtë”, duke shtuar: “Një avion luftarak goditi objektivin e gabuar.”

MSF tha se ekipet e saj ishin duke u përpjekur për të ofruar ndihmën e parë në në kamp duke stabilizuar pacientët dhe duke evakuuar të plagosurit nga vendi i ngjarjes.

“Ekipet tona mjekësore dhe kirurgjikale në Kamerun dhe Chad janë të gatshëm për të kuruar pacientët e plagosur.

“Ne jemi në kontakt me ekipet tona, të cilët janë të tronditur pas ngjarjes,” shtoi ai.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK), i cili gjithashtu kishte ekipe në zonë, tha se “ishin një numër i vogël i të plagosurve dhe shumë të vrarë”, pa specifikuar shifra.

“Ne jemi aktualisht në kontakt me autoritetet përkatëse për të organizuar ndihmë mjekësore dhe evakuuimet,” tha një zëdhënëse e KNKK-së në Abuja.

Gjenerali Lucky Irabor, i cili drejton operacionin ushtarak kundër militantëve, tha se forca ajrore kishte dhënë koordinatat e “terroristëve të Boko Haram” në zonën Kala-Balge.

“Për fat të keq goditja u krye, por doli se mbetën të vdekur Banorët e Rann,” u tha ai gazetarëve në një konferencë në kryeqytetin e shtetit Borno, Maiduguri.

Irabor nuk e ka dhënë të saktë numrin e viktimave, por tha stafi lokal nga MSF dhe KNKK gjendeshin pranë të plagosurve.

“Këto janë rezultatet e mjegullës që sjell lufta. Është për të ardhur keq. Kjo është arsyeja pse kësaj lufte duhet t’i vijë fundi. “”, shtoi ai.

Bombardimi vjen si pasojë se një ushtarak nigerian, pretendon fitime të mëtejshme kundër degëve të grupit të Shtetit Islamik, duke i shtyre ato jashtë territorit të caktuar dhe bazave të tyre të largëta në Borno./tvklan.al