Avioni goditet nga rrufeja

Avioni goditet nga rrufeja

21:42 05/05/2019

Të paktën 13 persona, mes tyre 2 fëmijë, gjetën vdekjen dhe 6 të tjerë u plagosën në një aksident ajror në Moskë. Incidenti ndodhi gjatë një ulje të detyruar të një avioni të kompanisë Aeroflot, që kishte si destinacion qytetin e Murmanskut.

Pak minuta pasi ishte ngritur nga pista e aeroportit Sheremetiev të Moskës, pilotët njoftuan probleme teknike. Më pas ekuipazhi i avionit Sukhoi Superxhet 100, konfirmoi se disa minuta pas ngritjes u godit dy herë nga rrufeja, duke bërë që shumë pajisje të dilnin jashtë funksionit.

Gjatë uljes në pistë avioni i përfshi nga flakët, të cilët u vunë nën kontroll nga forcat zjarrëfikëse.

/tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT