Moti i keq ka përfshirë edhe Turqinë, duke shkaktuar probleme në aviacion.

Aeroplani i kompanisë “Air Albania” është bllokuar në aeroportin e Stambollit për shkak të stuhisë së dëborës.

“Air Albania” njofton se për shkak të motit të keq, çdo fluturim nga aeroporti i Stambollit është bllokuar, teksa po merren masa për t’u kujdesur për pasagjerët e linjës shqiptare.

Një stuhi dëbore e paprecedentë ka paralizuar çdo lëvizje brenda dhe jashtë aeroportit të Stambollit, duke bllokuar çdo fluturim nga ky aeroport. Ekipet tona janë në terren, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe mirëqenien e pasagjerëve tanë, përballë kësaj situate me vështirësi të mëdha”, njofton kompania “Air Albania”. /tvklan.al