Disa sinjale janë arritur të kapen, nga një prej kutive e zeza të avionit “EgyptAir”, i cili u përplas në 19 Maj në detin Mesdhe, kanë bërë të ditur hetuesit francezë.

Sinjalet kanë kapur nga anija franceze “Laplace”, e cila po bën kërkime në detin e Mesdheut.

“Një sinjal nga aparatura e regjistrimit të avionit është arritur të kapet”, ka thënë Remi Jouty , nga Byroja Franceze e hetimit, duke vijuar se është vendosur një zonë, e cila ka marrë tashmë një prioritet në kërkime.

Avioni Airbus A320, u përplas ndërkohë që ishte nisur nga Parisi drejt Kairos dhe në bord kishte 66 persona.

Ai u zhduk nga radarët e aviacionit grek dhe atij egjiptian, pa dhënë asnjë sinjal./tvklan.al