Një avion pasagjerësh që fluturonte nga qyteti jugor indian i Trichy për në Dubai pësoi mjaft dëmtime, pasi u përplas me murin e aeroportit gjatë kohës që ngrihej.

Air India IX 611, që kishte brenda 130 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, u drejtua më pas për në Mumbai ku u ul pa probleme.

Vetë kompania ajrore tha se dy pilotët, të cilët kanë më shumë se 6 500 orë fluturime eksperiencë, janë pezulluar nga detyra dhe pritet që për ta të ketë një hetim.

Air India është kompania kombëtare e Indisë. Në një deklaratë, kjo e fundit tha se Boeing 737 u ngrit nga aeroporti i Trichy, në jug të Indisë orët e para të së premtes. Pikërisht gjatë kësaj kohe zyrtarët

“dalluan se avioni mund të kishte pasur kontakt me murin rrethues të aeroportit”.

Mjeti fluturues pësoi jo pak dëme. “

Kulla e kontrollit më pas njoftoi pilotin kryesor dhe ky i fundit tha se të gjitha sistemet e avionit punonin normalisht”.

Megjithatë, për të shmangur çdolloj incidenti të mundshëm, autoritetet ajrore vendosën që avioni të ndryshonte rrugë dhe të ulej në qytetin perëndimor të Mumbait.

Ngjarja në fjalë vjen disa javë pasi më shumë se 30 pasagjerë që udhëtonin me kompaninë indiane Jet Airways, u desh që të merrnin ndihmë mjekësore, sepse pilotët “harruan” të ndiznin butonin që rregullon presionin në kabinë.

/tvklan.al