Motori i një Boeing 737 që operohet nga kompania ajrore ruse Utair mori flakë në pistë, pak momente përpara se të ngrihej në fluturim nga aeroporti i Vnukovo.

Ishin pasagjerët ata që dalluan flakët jashtë xhetit dhe ngritën alarmin. Ata mësohet se dolën jashtë avionit dhe situata u vu nën kontroll nga stafi teknik.

Kompania ajrore tha se defekti ishte shkaktuar nga një ndërprerje e ajrit.

“Situata është në rregull, avioni është plotësisht funksional, asgjë nuk kërcënoi sigurinë e pasagjerëve”,

thanë zyrtarët e kompanisë ajrore ruse. Megjithatë për udhëtimin e planifikuar nga Moska për në Makhachkalado u përdor një tjetër avion.

/tvklan.al