Është ky momenti tragjik kur një avion pasagjerësh u rikthye mes flakësh në aeroportin Shemeretjevo të Moskës, 30 minuta pas ngritjes në fluturim. Bilanci, 41 të vdekur mes të cilëve dy fëmijë. 37 të tjerë shpëtuan të gjallë nga tragjedia, por po kurohen në spital me plagë nga djegiet.

Ishin pjesëtarët e bordit që nxituan të nxjerrin pasagjerët nga avioni i përfshirë nga flakët mes të cilëve Maxim Moiseev, i cili humbi jetën teksa i ndihmonte të dilnin, duke bërë një akt heroik. Të mbijetuarit thonë se disa prej pasagjerë që ndodheshin në fillim të avionit bllokuan korridoret për të marrë bagazhet, duke vështirësuar shpëtimin atyre që ndodheshin në fundin e përfshirë nga flakët.

Pilotët thanë se avioni Sukhoi Superxhet 100 pësoi defekt nga goditjet e rrufeve dhe bënë ulje të detyruar. Avioni shpërtheu në flakë kur goditi pistën gjatë uljes. Hetuesit siguruan kutitë e zeza që do të zbulojnë shkakun e vërtetë të tragjedisë. Avioni ishte nisur nga Moska drejt Murmanskut në veri.

Tv Klan