Një foto mizore është publikuar së fundmi, ku shihet një avion që është nisur nga Kabuli vetëm me gruan e një ish-marinsi nga Mbretëria e Bashkuar dhe pjesa tjetër e avionit ishte bosh, ndërkohë që me mijëra afganë kanë ngelur në mëshirë të fatit dhe po luftojnë të largohen sa më parë nga frika e talebanëve.

Paul ‘Pen’ Farthing, një emigrant britanik që jeton në Kabul, është ndarë nga gruaja e tij gjatë kaosit që përfshiu Afganistanin. Ai tha në Tëitter se ajo tani është duke i shkuar për në shtëpi, dhe ndau një imazh të saj që besohet se është në një aeroplan norvegjez.

Gruaja e tij Kaisa ka shkuar në shtëpinë e saj, por me një avion bosh, gjë që është skandaloze, pasi mijëra njerëz presin jashtë aeroportit të Kabulit ku po shkelin njëri-tjetrin me këmbë për të hyrë brenda.

Sekretari i Mbrojtjes Ben Ëallace këmbënguli se Britania po përdor çdo hapësirë ​​të mundshme në fluturimet e saj të shpëtimit dhe theksoi se çdo orë është e rëndësishme në përpjekjet e evakuimit.

Sidoqoftë, ka pasur raporte të tjera këtë javë për fluturime evakuimi që largoheshin nga Afganistani me vetëm një pjesë të vogël njerëzish në bord, pavarësisht mijëra shtetasve të huaj të bllokuar dhe vendasve të gjithë duke luftuar për t’i shpëtuar kërcënimit të regjimit të ri. /tvklan.al