Një avion në Stamboll është nisur me 5 orë vonesë dhe kjo ka shkaktuar zemërim shumë të madh tek pasagjerët. Këta të fundit të acaruar nga pritja e madhe kanë nisur një përleshje masive me njëri-tjetrin.

Një prej pasagjerëve ka dhunuar një grua duke e tërhequr atë nga flokët dhe e ka goditur. Por ky nuk është episodi i vetëm i dhunës pasi dhe disa gra përleshen mes njëra-tjetrën dhe në sfond dëgjohen ulërimat e tyre.

I gjithë incidenti u filmua nga një qytetar që po udhëtonte me këtë avion. Sherri ka ndodhur në aeroportin e Stambollit në linjës Stamboll-Tunizi më 10 Prill, por video është publikuar sot.

Pas sherrit ka ardhur një deklaratë dhe nga linja ajrore, e cila është shprehur se shkak për vonesës është bërë incidenti mes pasagjerëve.

Përleshja mes pasagjerëve mësohet se është shkaktuar për shkak të hapësirave në dollapët e avionit./tvklan.al