Një muaj pasi një avion i British Airways që duhet të shkonte në Gjermani përfundoi gabimisht në aeroportin e Edinburgh, një fluturim nga Copenhagen u ul në qytetin e gabuar italian.

Avioni i linjës skandinave SAS i nisur nga kryeqyteti danez duhet të ulej në Firence, por në fakt ul 104 kilometra më larg, në Bolonja. Sipas kompanisë ajrore, destinacioni i tij u vendos përpara se avioni të ngjitej në fluturim.

Kur po bënin përgatitjet për nisjen, pilotët zbuluan se nuk kishin informacionin e saktë të rrugës së fluturimit për në Firence dhe për këtë arsye iu desh që të gjenin një aeroport tjetër për t’u ulur. E kështu u vendos që avioni të ulej në Bolonja.

Një zëdhënës i SAS, duke folur për The Independent tha:

“Siguria është prioriteti ynë i parë. Gjatë përgatitjeve u zbulua se nuk kishim informacion për rrugën e fluturimit. U mor vendimi për t’u ulur në Bolonja dhe jo për të anuluar fluturimin.”

“Kjo në mënyrë që t’i dërgonim pasagjerët në destinacionet e tyre sa më parë të ishte e mundur. I kërkojmë ndjesë pasagjerëve për çdo shqetësim të krijuar. Gjithçka u rregullua që ata të niseshin drejt Firences me autobus.”

Muajin e shkuar, një fluturim i British Airways për në Dusseldorf u ul në Edinburgh për shkak të një ngatërrese të bërë me letrat. Pasagjerët nuk e kuptuan gabimin deri në momentin që dëgjuan “Mirë se vini në Edinburgh”.

/tvklan.al