Avioni që mbante arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II ka thyer rekorde duke u bërë fluturimi më i ndjekur ndonjëherë. Sipas faqes së internetit të gjurmuesit të aviacionit “Flightradar24”, rreth 5 milionë njerëz e ndoqën online ndërsa Mbretëresha e ndjerë u transportua nga Edinburgu në Londër më 13 Shtator.

Avioni i Forcave Ajrore Mbretërore që mbante Mbretëreshën ishte në fluturim për rreth 1 orë e 12 minuta. Ai më pas u ul në RAF Northolt, një stacion ushtarak rreth 6 milje nga aeroporti Heathrow në Londër.

Nga Northolt, arkivoli i Mbretëreshës u dërgua në Pallatin Buckingham. Dje, më 14 Shtator, arkivoli është përcjellur në Westminster Hall, ku Mbretëresha do të qëndrojë deri në funeralin e saj që do të mbahet të hënën, më 19 Shtator në Westminster Abbey./tvklan.al