Një avion i Luftës së Dytë Botërore është rrëzuar në Alpet zvicerane ku 20 persona humbën jetën.

Avioni i vjetër i kompanisë turistike ‘JU Aitr’ që shërbente për ture në Alpet zvicerane, kishte në bord 17 pasasgjerë dhe 3 anëtarë të stafit. Autoritetet zvicerane njoftuan se viktimat janë të moshave nga 42 deri në 84 vjeç.

Ende nuk dihet shkaku që çoi në rrëzimin e avionit, por dëshmitarët thanë për mediat vendase se avioni kishte bërë një kthesë të papritur në ajër dhe më pas kishte humbur shpejtësinë duke u përplasur në Alpe. Avioni u rrëzua në një faqe mali në një lartësi 2500 metra mbi nivelin e detit.

Si pasojë e terrenit të vështirë, për mbledhjen e trupave u angazhuan disa helikopterë. Kjo është tragjedia e dytë ajrore brenda dy ditësh në Zvicër. Të shtunën, 4 persona, pjesëtarë të një familje, humbën jetën pasi avioni i vogël me të cilin po udhëtonin, u rrëzua për shkaqe ende të panjohura.

Tv Klan