Një avion i vogël u rrëzua këtë të hënë në një zonë të banuar në Bursa, në veriperëndim të Turqisë. Sipas mediave vendase, avioni ndodhej në afërsi të aeroportit Yunuseli, një qendër për fluturimet stërvitore kur u rrëzua. Shkaqet e ngjarjes së rëndë momentalisht nuk dihen.

Guvernatori i Bursës, Yakup Canbolat tha se një instruktor fluturimi dhe një pilot praktikant humbën jetën. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë për flakë mes ndërtesave ku u rrëzua avioni, ndërsa banorët dolën me shpejtësi nga banesat e tyre.

Canbolat tha se avioni stërvitor civil ka të ngjarë të jetë rrëzuar për “arsye teknike” pasi kushtet e motit ishin të përshtatshme për fluturim. Guvernatori u tha gazetarëve se përplasja dëmtoi gjithashtu dy shtëpi dhe dy automjete.

Në Qershor 2021, një tjetër aeroplan stërvitor u rrëzua pranë të njëjtës zonë. Në këtë rast si instruktori ashtu dhe piloti mbetën të plagosur./tvklan.al