Avioni rrëzohet në zonë të banuar, të paktën 3 të vdekur

Avioni rrëzohet në zonë të banuar, të paktën 3 të vdekur

21:12 21/10/2019

Të paktën 3 persona humbën jetën pasi një avion i vogël u përplas në një rrugë të banuar dhe shpërtheu në flakë në Belo Horizonte të Brazilit.

Avioni ra në një rrugë në zonën e Caicara, vetëm pak minuta pasi ishte ngritur nga aeroporti Carlos Prates, mëngjesin e së hënës.

Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikëses së zonës tha se avioni fluturoi drejt automjeteve në një kryqëzim.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë flakë e tym nga vendi i ngjarjes, ndërsa dëshmitarë thanë se kishin dëgjuar të paktën 2 shpërthime. Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk dihet as identiteti i viktimave.

Në mënyrë të çuditshme, në të njëjtën zonë, në Prill u rrëzua një tjetër avion. Nga kjo ngjarje humbi jetën një person./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi