Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në Gjermani

Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në Gjermani

20:10 08/10/2019

Një avion ushtarak i forcave amerikane është rrëzuar këtë të martë afër Trierit, në Gjermani. Piloti ia doli të braktiste avionin para përplasjes në tokë dhe po trajtohet në spital për plagë të lehta.

Sipas “DW”, Forcat Ajrore Amerikane kanë konfirmuar se është rrëzuar një prej avionëve të tyre F-16, i cili ishte dislokuar në bazën ajrore Spangdahlem në Rhineland-Palatinate.

Avioni u rrëzua në një zonë të pyllëzuar afër qytetit të Trierit, në kufi me Luksemburgun. Shkaku i aksidentit, teksa avioni po bënte një fluturim rutinë, është ende i paqartë.

Në bazën amerikane Spangdahlem në Gjermani ndodhen të dislokuar 24 avionë F-16 dhe 4,000 trupa amerikane.

Ky është incidenti i dytë me avionë ushtarakë në Gjermani muajt e fundit. Në Qershor të këtij viti, dy avionë ushtarakë gjeramnë u përlasën në fluturim në Mecklenburg-Western Pomerania, në verilindje të Gjermanisë. Njëri prej pilotë bratisi avionin para përplasjes, ndërsa tjetri vdiq. /tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT