Vendimi, në shenjë proteste për hartën e re gjyqësore
Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendosi këtë të mërkurë të bojkotojë pa afat seancat gjyqësore.
Pas mbledhjes së zhvilluar me dyer të mbyllura, avokatët kanë vendosur gjithashtu të bojkotojnë për 10 ditë edhe seancat e masave të sigurimit.
Vendimi vjen në shenjë kundërshtimi të hartës së re gjyqësore të miratuar disa javë më parë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që shkrin 20 gjykata, mes të cilave edhe 5 Gjykata e Apeli, duke lënë vetëm 1 në Tiranë.
Tv Klan