Francesco Paolo Sisto jurist dhe politikan i njohur në Itali ka ardhur në Tiranë si avokat i Elvis Rroshit për ta mbrojtur në procesin penal për akuzën e falsifikimit të dokumentave. I shoqëruar dhe nga avokati tjetër Theodhori Sollaku për rreth 40 minuta gjatë një konference për mediat u përpoqën të sqarojnë argumentat e tyre në mbrojtje të kryebashkiakut të Kavajës, tashmë i arrestuar.

Ata bënë me dije se po shikohen mundësitë për  gjetjen e  mekanizmave për të dërguar për vlerësim në gjykatën kushteuese ligjin e dekriminalizimit.

Francesco Paolo Sisto, jurist: “

Është aplikuar dhe është vlerësuar i aplikueshëm në mënyrë të padrejtë, në lidhje me Elvis Rroshin. Vepra penale në Itali është e shuar. Nuk ka patur dijeni në lidhje me ato deklaratat që janë parashtruar që nuk janë të vërteta. Përjashtimi ka të bëjë me një vend që nuk është i parashikuar dhe nuk është në BE. Unë mendoj se në të vërtetë bëhet e vështirë për të kuptuar se si një ligj që është antikushtetues është aplikuar në mënyrë të keqe ose të gabuar në lidhje me Elvis Rroshin. Unë mendoj se askush nuk mund të parashtrojë osë të përgjysmojë, për fakte që nuk ekzistojnë më dhe kur janë kryer nuk kanë patur asnjë pasojë në lidhje me të ardhmen e çdokujt. Ka një profil objektiv, domethënë, nuk kanë elemente objektive për të drejtuar diçka në lidhje me Rroshin. Edhe përjashtimi ka të bëjë me një vend që nuk është në BE dhe ka një element subjektiv, kur Rroshi ka bërë atë deklaratë, nuk dinte absolutisht asgjë në lidhje me atë që do të vinte më pas. Të kërkojmë sëbashku të ngremë një nivel juridik të pranueshëm dhe të evitojmë që ajo që është pëlqimi popullor i krijuar me shumë mund dhe që demokracia të mos aplikohet për një ligj antikushtetues.

Rroshi u arrestua për shkak se nuk kishte deklaruar dënimin në Itali në formularin e dekriminalizimit. Prokuroria thotë se nga Interpol është njoftuar se ai ka përdorur 5 emra në vende të ndryshme të Europës. Më njërin nga emrat, atë të Enver Rroshit, ai ishte nën hetim në vitin 2015 nga DEA amerikane për trafik drogë dhe pastrim parash në Zvicër, siç shihet në këto dokumenta. Prokuroria ka kërkuar informacion edhe nga autoritetet gjermane, por ka marrë përgjigje negative, për shkak se kërkojnë detaje ekzakte nga hetimi që po zhvillohet ndaj Rroshit.

Tv Klan