Shtyhet seanca e radhës në gjyqin ndaj Nevaldo Hajdarajt, ish-efektivit të policisë i cili akuzohet për vrasjen e Klodian Rashës më 8 Dhjetor të 2020, në zonën e Laprakës në Tiranë.

Shkak për këtë shtyrje ku i pandehuri do të bënte mbrojtjen, u bë mungesa e avokatit Adriatik Cama. Ky i fundit mbeti i plagosur dy javë më parë, nga të shtënat me armë që i morën jetën klientit tjetër të tij, Kudret Saliajt.

41-vjeçari Saliaj u vra nga ish-vjehrri Mexhit Picari në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, pak minuta përpara seancës së radhës gjyqësore mes çiftit që ishte në proces divorci. Për ngjarjen në fjalë policia ka arrestuar Mexhit Picarin dhe vajzën e tij, Dhurata Saliaj./tvklan.al