Në Kosovë po mbahet sot mbledhja e parë e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, BE – Kosovë.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka falenderuar deputetët e BE -së, ndërsa është shprehur se ky është një moment historik, pasi sipas tij, përkrahja e axhendës së Kosovës ka gëzuar një popull të tërë.

Siç shkruan

Klan Kovova, 

Veseli tha se axhenda evropiane e Kosovës bën bashkë edhe opozitën dhe pozitën.

“Parlamenti Evropian ka nxjerrë disa rezoluta për Kosovën, u jemi shumë mirënjohës. Kjo është ngjarja më me rëndësi, Bashkimi Evropian është axhendë nacionale, pavarësisht opozitës e pozitës. Prezenca e opozitës e dëshmon këtë fakt. Jemi të përkushtuar dhe te gatshëm të përmbushim çdo obligim që del drejt integrimit evropian”.

Veseli tha gjithashtu se do të ketë hapa konkretë edhe sa i përket luftës kundër krimit të organizuar e korrupsionit, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur edhe punën e liberalizimit të vizave.

Do të ketë hapa konkretë drejt luftës kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Presin që liberalizimi i vizave të bëhet sa më shpejt, sepse jemi vendi i vetëm që jemi të izoluar”. /

tvklan.al