Astana do të jetë ekipi i ri i Azdren Llullakut. Futbollisti i Kombëtares pritet të firmosë me skuadrën kazake që këtë sezon mori pjesë në fazën e grupeve të Europa League, ndërsa në të kaluarin në Champions. Llullaku shkëlqeu me Gaz Metan në kampionatin rumun në pjesën e parë të sezonit ku shënoi 16 gola, duke e ndihmuar ekipin e tij të jetë në vendet e para të klasifikimit.

Forma e mirë që po kalon tërhoqi vëmendjen e shumë ekipeve në Europë. Kazakistani do të jetë një përvojë tërësisht e re për Llullakun në një kampionat që po zhvillohet. Azdren Llullaku është aktivizuar me ekipe në Itali dhe Rumani. 28-vjeçari befasoi edhe Gianni De Biasi, i cili e afroi në Kombëtare në kualifikueset e Kupës së Botës 2018.

Tv Klan