Azdren Lullaku nuk njeh limite në kampionatin rumun. Futbollisti i Kombëtares realizoi edhe 2 gola të tjerë me Gaz Metan, duke e çuar në 16 në total në këtë sezon, duke kryesuar renditjen e golashënuesve. 28-vjeçari nuk gaboi nga pika e 11-metërshit duke treguar se është një lider në Ligën e Parë të Rumanisë.

Llullaku ndihmoi Gaz Metan të fitonte 4 – 0 takimin e javës së 19 me Dinamo e  Bukureshtit i zhvilluar mbrëmjen e së hënës.

Mesfushori me tipare sulmuese po gëzon një formë të shkëlqyer, pasi realizon mesatarisht çdo 105 minuta. Azdren Llullaku është shënuesi më i mirë këtë sezon mes lojtarëve të Kombëtares, por ende nuk ka festuar golin me fanellën kuqezi. Llullaku ishte titullar me Lihtenshtejnin dhe Izraelin.

Tv Klan