Azdren Llullaku shfaqet sërish i papërmbajtshëm në kampionatin rurmun duke shënuar një tjetër gol me vlerë.

Futbollisti i Kombëtares i dha 1 pikë Gaz Metanit në barazimin 1 – 1 në fushën e Vitorul. Llullaku realizoi i pari, por vendasit arritën ta barazonin rezultatin gjatë pjesës së dytë.

Ky është goli i 13 në këtë sezon për Azdren Llullaku, i cili kryeson renditjen e shënuesve në Ligën e Parë të Rumanisë. Gaz Metani renditet i treti pas 16 javësh në zonën që i jep të drejtën të luftojë për titullin./ TV KLAN