Azem Hajdari intervistë për dosjen UDB në SHIK (09 Shtator 1998)


Azem Hajdari intervistë për dosjen UDB në SHIK (09 Shtator 1998)

12:47 09/09/1998

Ish kryetari i Komisionit Parlamentar për rendin dhe  SHIK-un Azem Hajdari jep një intervistë ku flet për dosjen e Agjentures Jugosllave UDB në SHIK. Ai mendon se hapja e këtyre dosjeve do të sillnin probleme dhe që nga ana e Parlamentit është disi pa etikë që këto dosje të kontrollohen. Gjatë intervistës së dhënë ai u shpreh :

“Unë mendoj se hapja e këtyre problemeve nuk është etike e punës së atyre që e lejojnë nga parlamenti për të kontrolluar organin e SHIK-ut. Megjithatë meqënëse është hedhur dyshimi nëse ka pasur apo jo aktivitet kundërzbulimi nga Republika e Shqipërisë për shërbimin Jugosllav, unë pohoj me përgjegjesi që ka pasur në rastet kur kundërzbulimi shqiptar ka marrë të dhëna nga rrjetet e tij. Por që kur kanë filluar problemet në Kosovë të shkojnë në krahun e kundërt me vetë aspiratën e popullit shqiptar, Fatos Nano ka filluar të hedhë hije dyshimi për ish SHIK-un. Unë si kryetar i komisionit për rendin dhe SHIK-un deklaroj me përgjegjësi se aty ka patur një korrektësi dhe që nuk është levizur asnjë fashikull nga asnjë periudhë e shtetit shqiptar. Komisioni Parlamentar që po merret me kontrolle në SHIK si Spartak Braho dhe Spartak Ngjela apo fakti që nuk kanë gjetur dosje të UDB, është se drejtori i SHIK-ut Fatos Klosi ndoshta nuk i ka lejuar për të parë gjithçka. SHIK i takon shtetit dhe askush nuk ka të drejtë të hedhë puhur mbi të apo të nxjerrë të dhëna nga ky shërbim.”

Pamje deputeti Azem Hajdari intervistë./tvklan.al

Gazetar : Endri Xhafo

 

Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi