Përballë Azerbajxhanit për të shuar dyshimet e fundit për në Kampionatin Europian. Ky është plani i zbatuar nga kombëtarja shqiptare në prag të takimit miqësore të kësaj të premte. Në daljen para mediave, trajneri Sylvinho pranoi se gjatë kësaj periudhe kanë punuar shumë për të bërë një paraqitje sa më të mirë në turneun e kësaj vere.

Trajneri Sylvinho: Po përgatitemi për Europianin. Sigurisht do të përgatitemi për ndeshjen me Italinë. Nuk e di si do të jemi ndaj tyre. E rëndësishme që ndeshjen me Azerbajxhanin t’ju japim lojtarëve sa më shumë minuta. Italia ka futbollistë të fortë. Është kampione në fuqi. Po përgatiemi për tu përballur siç duhet  ashtu siç edhe dnaj Kroacisë dhe Spanjës. Kemi një grup të fortë dhe është shumë e rëndësishme që të bëjmë një lojë të mirë. Për lojtarët është e rëndësishme të përgatitemi mirë. Për Asanin është një mundësi e mirë për të marrë minuta ndaj Azerbajxhanit. Po mbajmë nën vëshgim gjatë kësaj periudhe. Është në gjendje shumë të mirë. E ndjen lodhjen, por kemi lojtarë shumë të mirë që e bëjnë atë pozicion. Mbetet për t’u vlerësuar.

Tekniku brazilian shtoi se motivimi është i madh në radhët e futbollistëve.

Trajneri Sylvinho: Të gjithë fuqitë tona do të jenë të fokusuara te Itali, Kroacia dhe Spanja dhe shpresojmë që të shkojëm përpara. Do të l;aujmë një tuyrne shumë të bukur. Lojtarët që luajnë në Itali kanë një motivikm më të madh. Italia të motivon dhe nuk ka shumë rëndësi se ku luan. Ta shijojnë me përgjegjësi. Të provojmë të bëjmë më të mirën. Lojtarë janë të karrikuar, të fokusuar në punë e tyre. Ne kemi mundësinë që të punojmë sa më mirë. Kanë marrë ngarkesën e duhur. Motivimi ka qenë shumë i mirë.  

Për sulmuesin, Taulant Seferi, kampionati Europian është një vitrinë e mirë për të treguar cilësitë, por jo trampolinë në aspektin individual.

Taulant Seferi: Europianin nuk e shoh për kontratë, e shoh si gjënë kryesore jo për individuale, por për gjithë kombin shqiptar. Ne jemi këtu për të punuar fort për kombëtaren për të dhënë maksimumin dhe anën e transferimit nuk e mendoj. Do ta mendoj pas Europianit.

Kampionati Europian si edhe miqësoret e kombëtares kuqezi do të vijnë falas dhe ekskluzivisht në ekranin e TV Klan.

Klan News