AZHBR, gati për programin IPARD 3



AZHBR, gati për programin IPARD 3

17:02 16/05/2021

Krifca: Deri tani janë lëvruar 120 milionë Euro

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural do të hapë së shpejti edhe thirrjen e 3-të të programit IPARD që financohet 75% nga Bashkimi Europian, dhe që ju vjen në ndihmë fermerëve shqiptarë.

Drejtoresha e kësaj agjencie, Frida Krifca, ndau më shumë të dhëna gjatë një aktiviteti të organizuar në Tiranë nga ambasada e BE. 

“Mbi 120 milionë Euro të injektuara nga çelja e programit IPARD në bashkëfinancim, nga kjo 52 milion euro janë grant. Deri tani janë bërë 1000 aplikime, kemi lidhur tashme 308 kontrata, janë paguar rreth 170 investime. 94 milion euro janë në total grante dhe nuk kemi probleme për përthithjen e fondit”.

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca tha se udhëtimi 3 javor nëpër Shqipëri në kuadër të javëve të Europës, ka për qëllim të mbështesë qytetarët shqiptare.

“Qëllimi i vizitave është të takojmë qytetarët shqiptarë e të mësojmë prej tyre  çfarë duan prej nesh dhe sesi mund t’i mbështesim. Duam të vizitojmë sa më shumë bashki sepse në fakt bashkitë do të kenë 70% të zbatimit të legjislacionin të BE”.

Programi i Javëve të Europës 2021 i ka të bëjë me shkëmbimin mes komunitetet vendore dhe vlerave të BE, dhe ndihmës financiare që kjo e fundit ofron për Shqipërinë.

Tv Klan







Të ngjashme