Skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi, histori suksesi

Mbi 500 fermerë në Frakull të Fierit tashmë kanë një vend të sigurt për prodhimet e tyre bujqësore, që pasi mblidhen në pikat e grumbullimit, kanë si destinacion tregjet uropiane.

Kjo falë skemës kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2021. Rasti i këtij grumbulluesi për drejtoren e AZHBR-së është një histori suksesi.

“Këtu e kam nisur 13 vjet, sot eksporton 2.6 milionë Euro. 3 miliardë Euro ka eksportuar vetëm vjet. Janë mbi 400 fermerë prandaj është i rëndësishëm financimi sepse edhe pse fondin e merr Arturi, impakti, financimi shkon edhe tek 400 mijë fermerët në Shqipëri”.

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi për këtë vit ka të destinuar një fond prej 804 milionë Lekësh.

Sipas AZHBR-së falë kësaj mbështetje, Shqipëria sot kryeson eksportet për perimet në rajon, dhe është në vend të dytë sa i përket eksporteve për frutat.

Tv Klan