Një pjesë e madhe e shteteve po përballen edhe me një fushatë vaksinimi tepër të ngadaltë

Vendet e Azisë Juglindore, duke përfshirë kombet që arritën të kontrollonin koronavirusin vitin e kaluar, po përpiqen të përmbajnë shpërthimet e fundit mes përhapjes së varianteve të reja dhe mungesës së vaksinave.

Numri i të infektuarëve në Tajlandë është katërfishuar duke u rritur në pothuajse 130,000, pasi infeksionet u përhapën me shpejtësi në burgjet famëkeqe, duke infektuar mijëra të burgosur dhe duke bërë që qeveria të konsiderojë lirimin e hershëm si dhe nga zonat e populluara dendur të kryeqytetit.

Në Malajzi numri i të infektuarëve në vetëm 24 orët e fundit është rritur në 7000 raste të reja.  Vietnami dhe Singapori të dy të vlerësuar gjerësisht për suksesin e tyre në përmbajtjen e koronavirusit gjithashtu po përpiqen të mbajnë nën kontroll valën e re duke futur sërish sistemin e karantinës.

Ndërsa Singapori ka vaksinuar plotësisht një të katërtën e popullsisë së tij, fushatat e imunizimit kanë qenë shumë më të ngadalta diku tjetër në rajon. Tajlanda ka vaksinuar plotësisht më pak se 1.5% të popullsisë së saj, ndërsa vetëm 2.88% e njerëzve në Malajzi kanë marrë të dy dozat.

Vietnami ka vaksinuar plotësisht më pak se 1% të popullsisë së saj. Shpërthimi i saj i fundit ka çuar në më shumë se 2,000 raste të reja që nga fundi i Prillit  pothuajse 40% që nga fillimi i pandemisë. Ekspertët e shëndetit në Malajzi kanë frikë se aktivitetet shoqërore të organizuara për Fitër Bajramin mund të çojnë në një rritje të rasteve. Kufizimet u vendosën, por vetëm disa ditë para festës.

Klan News