“E gëzuar që kjo s’ka cënuar raportet mes dy vendeve”

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, është distancuar nga azili i dhënë për ish-Kryeministrin, Nikola Gruevski. E pyetur se si ka mundësi që Hungaria si vend anëtar i BE-së, t’i japë azil një personi në “listën e zezë” të SHBA dhe një ish-funksionari që ndiqet për krime dhe korrupsion, duke mos dhënë një përgjigje konkrete tha se gëzohet që Gruevski nuk ka cënuar raportet Shkup – Budapest.

“Lidhur me Gruevskin është në kompetencë të gjyqësorit tonë dhe jamë e gëzuar se në suaza të vizitës sime u binda se në bashkëpunimi ynë në nivel shtetesh po zhvillohet me sukses dhe se ka bazë të mirë për të vazhduar ky bashkëpunim. Raportet mes qytetarëve nga Hungaria dhe RMV-ja janë në nivel të lartë dhe kjo nuk ndikon në cështjet kriminale”.

Ish-Kryeministri Nikola Gruevski në vitin 2018 u arratis në Hungari, ku fitoi azil politik. Maqedonia e Veriut kërkonte ekstradimin e tij për shkak të procedurave gjyqësore që zhvillohen kundër tij, por kërkesa është refuzuar.

Pesë vite ende nuk ka përgjegjësi për arratisjen e tij që ndodhi para se të futet në burg për rastin “Tanku”, respektivisht furnizimit të Mercedesit luksoz. 

Klan Maqedonia