Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani të enjten, çka ka çuar në vdekjen e një shqiptari. Bëhet fjalë për një 43-vjeçar i cili u dogj i gjallë në një pikë industriale, e cila ishte kthyer nga kriminelët në një fabrikë kanabisi.

Ai është identifikuar nga mediat dhe quhet Margaritis Xhindi. Shqiptari vdiq në spital të premten për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë. Xhindi ishte baba i tre fëmijëve.

Mësohet se ai ishte viktimë e skllavërisë moderne dhe nuk shpëtoi dot pasi ishte kyçur në ndërtesë. Së bashku me të ndodhej edhe një 20-vjeçar, por pasi u dërgua në spital i riu shpëtoi.

Sipas policisë, të dy shqiptarët ishin trafikuar në Britaninë e Madhe dhe mbaheshin në atë ndërtesë kundër dëshirës së tyre. Ata thanë se të dy përdoreshin për të rritur kanabisin dhe nuk kishin asnjë mënyrë për t’u arratisur./tvklan.al