“Baba Mondi me eskortë dhe mjet të blinduar”, pse u mor në mbrojtje kreu i Kryegjyshatës

Posta

“Baba Mondi me eskortë dhe mjet të blinduar”, pse u mor në mbrojtje kreu i Kryegjyshatës

22:54 23/10/2019

Gazetari Artan Hoxha tha mbrëmjen e kësaj të mërkure në “Opinion” se autoritetet shqiptare, përpara se të ndalonin dy iranianët në Mars të 2018-s, në Janar të po atij viti kishin marrë informacion se strukturat e shërbimeve sekrete të Iranit, një ndër objektivat që kishin ishte edhe kreu i Kryegjyshatës Botërore. Për këtë arsye, në atë kohë Baba Mondi u mor në mbrojtje nga Policia e Shtetit, duke i dhënë atij eskortë dhe mjet të blinduar.

“Para se të ndodhte kjo ngjarje, në Janar të vitit 2018, sigurohet një informacion sipas të cilit një objekt për tu sulmuar është kreu i Kryegjyshatës Botërore, Baba Mondi. Në Janar, Baba Mondit i është dhënë eskortë, mjet i blinduar dhe në atë kohë ka qenë në ruajtje nga Policia e Shtetit. Pikërisht prej këtij informacioni, pra në Janar”.

Blendi Fevziu: Informacioni ishte që nga Irani rrezikohej jeta e Baba Mondit?

“Struktura të shërbimeve sekrete të Iranit kishin si objektiv, një nga objektivat ishte edhe kreu i Kryegjyshatës. Sesi do ta shisnin ata, a sikur e vrau MEK-u, a e bëri bota e krimit të organizuar kjo është tjetër gjë. Por ky ka qenë informacioni dhe prandaj Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje Baba Mondin. Ka qenë në atë kohë me eskortë dhe mjet të blinduar”. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi