Mali i Tomorrit ‘pushtohet’ gjatë 7-ditëve të peligrinazhit nga mijëra pelegrinë, të cilët udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorrit nën ritmet fetare të bektashinjve, pavarësisht besimeve fetare që i përkasin.

Ditët e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit nisin më 18 Gusht dhe përfundojnë më 25 Gusht, por kulmi i kësaj feste është 22 Gushti.

Besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë ngrenë çadra dhe në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen.

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Baba Mondi ka treguar se çfarë e bën mistik Malin e Tomorrit. Ai shprehet se këto vende kanë energji pozitive të të heqin çdo lodhje apo ngarkesë që dikush perjeton gjatë ditës apo vitit.

Rudina Magjistari: Çfarë sekreti ka ky Mali i Tomorrit?

Baba Mondi: Vendet e mia janë gjithmonë vende të cilat kanë energji pozitive. Të çlodhin nga ajo rrumuja, ngarkesa që merr gjatë ditës apo gjatë vitit. Shenjtorët që kanë fuqi si Zoti, të lehtësojnë barën. Ti prandaj futesh e falesh për të shkuar mbarë dita, muaji, familja dhe shoqëria ku jeton. Lutjet Zoti t’i dëgjon edhe shenjtorët na i plotësojnë dëshirat të cilat japin atë enegji edhe atë frymëzim që ne të përballojmë vështirësitë.

Rudina Magjistari: Cilat janë pikat më të forta përsa i përket kësaj energjie të bektashinjve në Shqipëri?

Baba Mondi: Është Mali i Tomorrit, Sarisalltiku në Krujë dhe Kaptina e Martaneshit, këto janë peligrinazhe jo vetëm shqiptare por edhe ndërkombëtare. Të gjitha teqet janë të shenjta, edhe kryegjyshata botërore. Njerëzit vijnë një kryegjyshatë për t’u shkarkuar nga energjia negative. Zoti dhe shenjtorët e dinë se për çfarë shkojmë ne dhe për çfarë lutemi dhe na japin frymëzim për të përballuar vështirësitë e kësaj bote. /tvklan.al