Baba për herë të parë, Veliaj flet për emrin e fëmijës

Posta

Baba për herë të parë, Veliaj flet për emrin e fëmijës

09:52 07/10/2018

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj mirëpriti sot maratonën në fazën e fundit të saj. Teksa përshëndeti pjesëmarrësit nga e gjithë bota, nga Azia e deri te Lugina e Preshevës, Veliaj sqaroi arsyen se përse këtë vit nuk do të marrë pjesë në garë.

“Shumë më kanë pyetur nëse do marr pjesë në maratonë. Edhe unë do marr pjesë në maratonë, vetëm se do vrapoj për në maternitet, meqë u bëra me djalë. Herën tjetër do kthehem dyfish në garë”,

tha Veliaj

.

I pyetur se cili është emri i përzgjedhur për vogëlushin e sapolindur, kreu i Bashkisë u shpreh:

“Këtë do ta them pas pak, se dua ta konsultoj edhe mamanë. Por e sigurt që do të jetë një emër shqiptar, por edhe tirons”.

Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa u bënë prindër për herë të parë një ditë më parë. Xoxa solli në jetë një djalë. Ajo lindi në maternitetin “Koço Glozheni” dhe bebja peshonte 3 kg dhe 400 gramë. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi