policia2013Duket si skenar filmash por në fakt është e vërtetë.

Katër persona kanë veshur kostumin e Santa Claus dhe kanë hyrë në qendrën tregtare më të madhe në vend, TEG për të grabitur. Askush nuk e ka menduar se ata ishin hajdutë. Nën kercenimin e armeve,  ata i  jane drejtuar një argjendarie në katin e parë.

Policia thotë se sot në mëngjes ka gjetur armët që janë përdorur në këtë grabitje në afërsi të zonës së Sanatoriumit, fare pranë qendrës tregtare. Aktualisht po punohet për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në këtë grabitje.