Babai dhunon vajzën me aftësi të kufizuara



Babai dhunon vajzën me aftësi të kufizuara

14:10 24/09/2020

Dhuna ndaj grave ka qenë vazhdimisht në fokus të tematikave që janë trajtuar në programin “Historia ime”. Gra që kanë jetuar për vite të tëra si viktima të dhunës së bashkëshortëve të tyre, kanë rrëfyer në këtë studio përjetimet dhe nënshtrimin e tyre.

Por ditën e sotme gjatë emisionit është trajtuar historia e një vajze të re 20-vjeçare, e cila përveç gjendjes së saj shëndetësore që kufizon dhe i pamundëson lëvizjen, ajo ka ndarë me publikun historinë e saj personale dhe familjare nën dhunën dhe kërcënimet e babait të saj.

Nënë e bijë kanë një frikë të madhe dhe nuk pranojnë të flasin hapur prandaj dhe intervista do bëhet në mënyrë anonimate.

Mirela Milori: Ke lindur kështu?

20-vjeçarja: Po.

Mirela Milori: Gjithë jetën e ke kaluar në karrocë?

20-vjeçarja: Po, sikur mos mjaftonte kjo, dhuna në familje dhe vështirësia.

Mirela Milori: Nëna dhe vajza e saj sot kanë ardhur për dhunën në familje dhe ne nuk e dinim që t’i ishte në pamundësi fizike.

20-vjeçarja: Nuk ka problem, unë kisha dëshirë të vija vetë ta tregoja historinë.  Unë kam lindur në aftësi të kufizuara, filloi rritja, por me dhunën në familje nuk ishim të qeta as unë, as motra dhe as nëna.

Mirela Milori: Ju nuk jetonit në Tiranë, çfarë punë kishin prindërit e tu?

20-vjeçarja: Nëna shtëpiake, babai shofer, taksixi.

Mirela Milori: Babi ushtronte dhunë, pinte a si ishte?

20-vjeçarja: Dhunë fizikie, dhunë psikologjike ndaj meje, motrës dhe ndaj mamit.

Mirela Milori: Edhe ndaj teje pavarësisht situatës tënde fizike?

20-vjeçarja: Nuk donte ta dinte fare, nuk i bënte përshtypje. Ishte mësuar, i ishte bërë si zakon.

Mirela Milori: Ishte i dhunshëm kur pinte apo ishte gjithmonë?

20-vjeçarja: Ai nuk pinte zakonisht, ndoshta e kishte psikologjike nga mendja e vetë.

Mirela Milori: Si ishte si baba nga ana material, a sillte lekë në shtëpi?

 20-vjeçarja: Nuk na dilnin lekët që ai sillte. Ikte në mëngjes e vinte në mes t natës, nuk i kërkoje dot llogari asgjë se nuk të kthente përgjigje. Thoshte ç’të duhet ty, të dhunonte. Kur i thojë diçka, ai dhunën e kishte të parën. Unë që kur kam lindur deri më tani, edhe në spitalet që mbaj mend nëna më ndiqte. Ai vinte me ne deri tek dera e spitalit, por nuk futej brenda sepse nuk kishte interesim per shendetin tim. Vinte me ne se ishte edhe xheloz. Kishte xhelozi nëse mami lëviste vetëm. Nuk donte të kishte kontakte me asnjë njeri. Nëse i fliste dikush në rrugë, i thoshte pse të foli ai, nëse të foli do të thotë se ti ke një lidhje me atë. Pranë kishim gjyshen dhe një hallë dhe kur shkonim tek shtëpia e tyre i thoshim ai na dhunon, nuk sillet mirë, nuk na shoqëron brenda në spital dhe ato e justifikonin duke na thënë që ai është burrë, burrat kështu e kanë dhe të dhunojnë ndonjëherë.  /tvklan.al




Të ngjashme