Babai e braktisi vajzën 8 muajshe tek shtëpia e fëmijës sepse bashkëshortja kishte probleme psikike




Babai e braktisi vajzën 8 muajshe tek shtëpia e fëmijës sepse bashkëshortja kishte probleme psikike

15:57 20/06/2021

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare është bërë Yzeiri dhe dy fëmijët e tij Ermira dhe Armando, ku kanë rrëfyer për historinë e braktisjes së së vajzës së vogël Afërdita, 8 muaj pasi ka lindur, pasi nëna e saj pati probleme psikike dhe nuk kishte kush kujdesej për të.

Armando: Familja jonë ka qenë me 6 anëtarë dhe tani jemi 5. Para 38 vitesh ne kemi patur pjesëtarin që sot nuk e kemi. Ajo ka lindur në 15 Prill 1983 dhe me ne ka ndenjur rreth 8 muaj, motra ime me emrin Afërdita Dule. Sëmuret mami im, ajo u sëmur që kur doli nga spitali, por pasojat e rënda i nisi pas 8 muajsh. U sëmur nga narkoza e tepërt, filloi të kishte probleme psikike.

Ardit Gjebrea: Pra pas lindjes së motrës, Afërditës, mami pati probleme dhe ju 8 muaj e mbajtët motrën në shtëpi, më pas çfarë ndodhi?

Armando: Pas 8 muajsh babai, nëna dhe gjyshi morën vendimin të kërkojnë ndihmën e shteti për ta çuar motrën në Vlorë sepse aty u shtrua dhe mami për arsyet shëndetësore që kishte. E shtruam në spitalin psikiatrik të Vlorës, atje kërkuam ndihmën e shtetit për ta mbajtur atë fëmije deri në moshën 7 vjeç.

Ardit Gjebrea: Zoti Yzeir, ju kishit bashkëshorten dhe sa fëmijë të tjerë?

Yzeiri: 3 fëmijë të tjerë dhe vajza e humbur 4. Nuk e mbajtëm dot sepse nuk kishim kushte, tre fëmijët e tjerë i mbante nëna ime. Pas 2-3 muajsh qëndrim në spital, më njoftuan dhe më thanë hajde ta marrësh. Vajta e mora gruan në Vlorë, e solla në fshat në shtëpi, dhe pas një muaji sëmuret përsëri dhe e çoj përsëri në Vlorë. Shkova të shihja dhe vajzën, ishe në shtëpinë e fëmijës dhe ishte mirë.

Ardit Gjebrea: Sa herë e keni takuar vajzën?

Yzeiri: Kam shkuar rreth dy herë të tjera tek vajza, pas moshës 2 vjeç e gjysmë, sëmuret në sëmurën e fëmijës, shkoj dhe më thonë drejtoreshat që do ta marrësh vajzën se është e sëmurë, ka një sëmundje të pashërueshme në gjak. Kam bërë debate shumë, kam vajtur dhe në drejtori dhe i kam kërkuar që vajzën nuk do e marr tani për tani, do e marr vajzën kur të shërohet, kur të bëhet siç e kam sjellë, do më lajmëroni dhe do vij ta marr.

Vajza vazhdoi një tre vjet e sëmurë, njoftohem përsëri që të shkoja të merrja vajzën, ishe ’89-’90 që prishej sistemi, nuk para më shumë mundësi të shkoja para se të prishej sistemi. 6 muaj para se të ikte vajza ka vajtur vëllai im me gruan për ta marrë dhe i thanë nuk ta japim, duhet ta marrin prindërit. Kur erdhën në fshat më thanë që vajzë është shëruar, të shkosh ta marrësh vajzën. Shkoj pas tre muajve që erdhi vëllai dhe vajzën e gjej të larguar, nuk e gjej aty. Drejtori më thotë zotëri të na falësh, vajza ka ikur në Itali me disa shoqe në turne.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte vajza atëherë?

Yzeiri: Vajza ishte 6 vjeç. Më thanë që vajza do të kthehet në fund të muajit dhe do të të njoftojmë për ta marrë. Që atë ditë dhe deri më sot, akoma  asnjë gjë. Kam kërkuar dhe nuk më ka hapur rrugë askush deri më sot.

Armando: Babai para 3-4 viteve vajti në gjendjen civile sepse para 5 viteve ka bërë një operacion ka hequr veshkën dhe është me një veshkë. Për të përfituar babai, të merrte një kemp vajti për ta çregjistruar. I thonë ata ti nuk përfiton ndihmë ekonomike se ke pjesëtarin e familjes që ka mundësi të punojë, nuk e dinin ata që Afërdita ishe e humbur.

Ardit Gjebrea: Po ku e dinin ata që vajza është në gjendje?

Armando: Ekziston në gjendjen civile, ata nisën ta çregjistronin, vjen një përgjigje nga Gjykata e Tiranës që kjo vajzë nuk mund të çregjistrohet në gjendjen civile sepse kjo jeton, ekziston. E ka marrë një çift italian me të dhënat që na kanë dërguar, e kanë adoptuar një çift në Itali që nuk bënin dot fëmijë.

Ardit Gjebrea: Juve ju kanë dhënë emër dhe mbiemër të italianëve?

Armando: Po i disponojmë, i kemi me vete.

Ardit Gjebrea: Ju u kërkuat dot ata?

Armando: Jo sepse vetëm 1 vit e gjysmë më ranë dokumentet në dorë.

Ardit Gjebra: Ne bëmë disa kërkime, emrat që na dhatë na çuan diku dhe sigurisht engjëjt që kam unë tek E Diela Shqiptare, Benardi dhe Dorina me të gjithë lidhjet që kanë, kanë bërë një kërkim të gjatë dhe na kanë çuar në një pistë që mund të na afrojnë tek Afërdita juaj. Ne do kemi në studio një zonjë që ka pranuar të vijë, vjen nga Italia dhe do e dëgjojmë se çfarë do thotë. /tvklan.al





Të ngjashme