“Nëse shteti nuk reagon do bëj vetëgjyqësi”

Babai i 15-vjeçares së abuzuar seksualisht nga ish-roja i shkollës “Azem Hajdari” në Babrru, por edhe nga 3 persona të tjerë, ka treguar për mediat se si u njoh me ngjarjen e rëndë.

“Ky me thikë e me shkop gome i bënte presion që mos i trego babit e mamit se të vrava”.

Babai i adoleshentes tregon se ka denoncuar, që vajza e tij është ngacmuar seksualisht nga 65-vjeçari Abaz Dogu, tek drejtori i shkollës, por që nuk ka shkuar në policisë të bëjë kallëzimin.

“Drejtori më tha në asnjë mënyrë. Ai është roje serioz tha”.

Ai u bërë thirrje institucioneve shtetërore ta ndihmojnë të gjejë një banesë, pasi nuk mund të jetojë më në këtë zonë për shkak të turpit.

“Mua tashi më doli boja. Po ka shtet mirë, po nuk ka shtet unë nuk e lë gjallë më”.

Të martën në Gjykatën e Tiranës pritet të jepet masa e sigurisë për 65-vjeçarin Abaz Dogu i arrestuar për përdhunimin e 15-vjeçares së bashku me 3 të arrestuarit e tjerë, 2 prej të cilëve të mitur.

Tv Klan