Një baba është akuzuar për vrasjen e dy fëmijëve të tij të vegjël, pasi ata u gjetën të vdekur nga policia, në dyshemenë e kamionit të tij.

Dustin Dennis, 31 vjeç, po përballet me akuzat për vrasjen e vajzës së tij katër vjeçare Teagan dhe djalit tre vjeçar Ryan në Tulsa, Oklahoma.

Dennis i tha policisë se shkoi në një dyqan me fëmijët e tij dhe më pas u kthye në shtëpi për të pushuar. Ai tha se pastaj ra në gjumë për katër deri në pesë orë dhe më pas u zgjua për të marrë fëmijët që ishin ende në kamion, por ishte tepër vonë.

Temperaturat në Tulsa kanë qenë të larta gjatë këtyre ditëve të fundit dhe mbikëqyrësi i operacioneve në terren, Matthew Arroyo u shpreh se temperatura në kamion ka qenë e lartë, tamam si të ishe në një furrë.

Halla e fëmijëve Chanteil Keys tha: Nuk mund ta imagjinoj si ishte në atë kamion, ndoshta do ishte si një furrë. Shpresojmë që ata ishin në gjumë dhe shkuan në paqe, por kjo ende nuk dihet.

Videoja e marrë nga një fqinj tregon babain e fëmijëve duke dalë nga kamioni pa marrë me vete fëmijët./tvklan.al