Dhurata Saliaj tregoi rrëfeu në emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus të gjithë historinë e saj, që nga arrestimi për akuzat e dhunës fizike e psikologjike ndaj fëmijëve dhe mbesës së burrit, kërcënimet ndaj vjehrrës, e deri tek pretendimet për tradhti bashkëshortore.

Në emision ka folur edhe babai i Dhuratës, M.Picari, i cili ka treguar një histori të 10 viteve më parë, kur kapi dhëndrin e tij duke u konfliktuar fizikisht me persona të tjerë. Sipas tij, sherri kishte ndodhur për konflikte banale ku ishin të përfshira edhe disa vajza.

Babai i Dhuratës rrëfen se në atë kohë i tregoi vajzës së tij për historinë e bashkëshortit, ndërsa ky i fundit i kishte kërkuar ndjesë.

Unë e kam kapur vetë para 10 viteve, kam kapur K. (bashkëshortin e vajzës), e kam kapur te KMY te lokali, e kemi kapur, edhe baba i vetë, e kemi parë me goca, lidhje jashtë martese. Kur kam shkuar unë, e kam gjetur të çarë këtu te nofulla, edhe kanë qenë 4 çuna duke u zënë për punë femrash. Kur e kam parë me gjak kështu, ju kam thënë policia, unë kam qenë punonjës policie. Ju kam thënë mos se policia këtu. Ata direkt e kanë lënë, edhe më tha mik më shpëtove, hallall ta bëftë Zoti. Po ç’na bërë kështu more dhëndër. Po ti je i martuar, a ke turp i thashë. A ke turp që zihesh për punë femrash. Ti je i martuar, ke fëmijë. Tha bëra gabim, po më fal. Edhe unë i thashë gocës, erdhi dhe i thashë për mua lere se ky nuk i heq huqet. Na ka marrë malli për nipërit, ju kanë bërë presion”, shprehet babai i Dhurata Saliajt.

Sot Dhurata Saliaj është larguar nga familja e bashkëshortit, pasi ky i fundit e akuzon për tradhti dhe se ka dhunuar fëmijët e tyre. /tvklan.al