image-3d9298a71c756dde923aaaa20d249beaa188d70bab5b740ad50f5ee7fd327546-V

Ky është Arben Rexha , ose siç njihet ndryshe Lulzim Qeleposhi, 31 – vjeçari që vrau bashëkshorten e tij Elidona Demiraj, mbrëmjen e 31 janarit në Islington, në periferi të Londrës.

 

Babai i vajzës ka vijuar të hedhë dritë mbi ngjarjen, duke dhënë disa detaje të tjera lidhur me ditët e fundit të jetës së vajzës së tij.

image-2f5b6379a06c9129f63db30e3e691882a2000354b9aa7dd0acdceb4ae1434325-V

Halil Demiraj bën me dije nëpërmjet një postimi tjetër në Facebook, se dhëndri tre ditë para ngjarjes e kishte paralajmëruar se do ndahej nga Elidona, sepse e kishte ofenduar 2- 3 herë dhe asgjë tjetër.

Ai i kishte thënë gjithashtu se vazja e tij mund të rrinte në shtëpi deri të nesërmen, në orën 8 dhe pastaj mund të shkonte ku të donte.

Demiraj thotë se një mik i shtëpisë e strehoi më pas vajzën. Por bashkëshorti i saj, ishte rikthyer i penduar për t’u pajtuar me vajzën dhe ia kishte arritur qëllimit.

Vajza ishte kthyer në shtëpi me 29 janar pas lutjeve të Lulzim Qeleposhit. Më 30 janar, një ditë përpara vrasjes, Qeleposhi ishte sëmurë dhe Elidona i kishte shërbyer dhe e kishte shoqëruar në spital. Më 31 Janar ata kanë përgatitur plaçkat për të ndërruar shtëpinë, por atë natë Qeleposhi e kishte masakruar bashkëshorten 25 – vjeçare me thikë. Policia e arrestoi në flagrancë, e njoftuar nga disa fqinj që kishin dëgjuar thirrjet e vajzës për ndihmë.

Tv Klan