Halil Demiraj, babai i Elidonës, që u vra në Londër nga bashkëshorti i saj, hedh dritë mbi ngjarjen duke dhënë disa detaje të tjera lidhur me ditët e fundit të jetës së vajzës së tij.

Mes dhimbjes së madhe, familja Demiraj kërkon të zbardhet sa më shpejt kjo tragjedi nga drejtësia britanike dhe trupi i pajetë i Elidonës të kthehet pranë familjarëve.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ai shkruan:

Ja çfarë di unë si prind për Elidonën në tre muajt e martesës.

Menduam se ishte e lumtur, komunikonim çdo ditë me të dy, me numrin e Elidonës +447487836107, dhe me numrin e Lulzimit 00447939265944.

Nuk i mungonte buzëqeshja e zakonshme, vetëm se u zbeh pak ne 2-3 ditët e fundit. Lulzimi i quajtur Arben, ishte në punë 5 ditët e javës dhe Elidona në shtëpi.

Ditët e fundit, sipas tyre do rregullonin apo riparonin sistemin e ngrohjes me gaz në shtëpi, pastaj na doli se shtëpia qenka dhënë me qira të paligjshme”në të zezë”.

Sipas Lulzimit (Arbenit) duhej ta lironin, e për këtë qëllim atë ditë kanë patur një vizitë në shtëpi nga 3 veta, nga të cilët njëri prezantohet si punonjës policie, gjithnjë sipas Lulzimit (Arbenit).

Elidona rastësisht hyn nga dhoma tjetër dhe dëgjon bisedën, gjë e cila nuk i pëlqen Lulzimit.

Pikërisht këtë ditë, me 28 Janar, Lulzimi (Arbeni) nuk shkon në punë, pasdite më telefonon e më thotë: “Unë dhe Elidona do të ndahemi, arsyeja, më ka ofenduar 2-3 herë dhe asgjë tjeter.”

Elidona thoshte: “Nuk e di çfarë e gjeti sot”, e habitur nga ky vendim po qante. “Lulzimi thotë deri nesër në orën 8:00 të mëngjesit është këtu pastaj të shkojë ku të dojë.”

 

Telefonova mikun tim të shtëpisë Blerimin, i cili merr me vete edhe shoqen e Elidonës Olivertën, dhe i themi na merr vajzën urgjent.

Blerimi e Oliverta habiten me këtë vendim të pashkak,megjithatë marrin Elidonën dhe largohen.

Të nesërmen bashkëshorti mashtrues, mizor e i pabesë bie në gjunjë “i penduar”, për t’u pajtuar me Elidonën dhe ja arrin qëllimit.

Me gjithë ndërhyrjen tonë që të mos shkojë kurrë në shtëpinë e Lulzimit(Arbenit), Elidona nga presioni, pajtimi apo mashtrim, i bindet dhe shkon te Lulzimi(Arbeni) me datë 29 Janar.

Të nesërmen Lulzimi (Arbeni) “sëmuret”, dhe Elidona e çon në spital, me datë 30 Janar, e shohim duke qarë pranë të “sëmurit” Elidonen.

Me datë 31 Janar kanë përgatitur plaçkat për të ndërruar shtëpinë, gjoja të nesërmen sipas kontratës që mund të ishte lidhur atë natë me personat që vizituan shtëpinë…

Në mbrëmje kemi komunikuar me të dy, të cilët dukeshin jo vetëm të pajtuar për zënkën e të enjtes, por edhe të “lumtur”…ishte presion apo pajtim?…këtë se kuptuam.

Elidona mbante bluzë me krahë të gjatë dhe një shall të madh në qafë.

Tani mendojmë se përse Lulzimi(Arbeni),kur mori Elidonën për në Angli, i kishte thënë mos merr unazën as orën dhe varëset e qafës që ja kishte dhuruar në fejesë.

O Zot..??? Këtë e degjova me vonesë nga familja…

Të hënën duke menduar se po ndërrojnë shtëpi, nuk i telefonuam deri nga ora 10:00, pastaj gjithë ditën telefonat nuk u hapën më, deri në darkë që morëm vesh vdekjen e Elidonës.

Jam në ankth dhe në pritje të zbardhjes së kësaj tragjedie, nga drejtësia britanike dhe presim me padurim të na vijë sa më parë pranë familjes trupi i pajetë i Elidonës”.

25-vjeçarja Elidona Demiraj, u vra me thikë mbrëmjen e 31 Janarit në Islington, në periferi të Londrës, nga bashkëshorti i saj, 31-vjeçari Lulzim Qeleposhi, i njohur ndryshe me Arben Rexha. Ajo jetonte prej dy muajsh në bllokun e pallateve pranë “Graham Street”, ndërkohë mbeten ende misterioze rrethanat në të cilat ndodhi krimi./tvklan.al