Jani Kaçifa, babai i Kostandinos Kaçifes, që u vra nga RENEA ditën e diel në Bulrata ka dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda mesditën e sotme. Ai arriti në prokurori në orën 12:00 sëbashku me një avokat dhe përkthyes dhe qëndroi aty rreth dy orë.

I moshuari pretendoi se i biri është qëlluar nga një distancë e afërt nga forcat RENEA dhe ka dhënë sqarimet e tij për ngjarjen. 35-vjeçari u ekzekutua nga RENEA, pasi refuzoi që të dorëzohej, duke qëlluar për më shume se dy ore ne drejtim te oficereve.

Ndërsa trupi i tij ndodhet në morgun e QSUT për ekspertizë mjeko ligjore, pasi familja kundërshtoi autopsinë në Gjirokastër.

Tv Klan