I kërkon falje në sallë babait të Klodian Rashës

“Të kërkoj falje, nuk doja që të ndodhte kështu”. Me këto fjalë iu drejtua ish-efektivi i forcave “Shqiponja” Nevaldo Hajdaraj në sallë të gjyqit Qazim Rashës, babit të 25-vjeçarit Klodian Rasha që u ekzekutua mëngjesin e 8 Dhjetorit 2020.

Gjatë zhvillimit të seancës paraprake, Hajdaraj ka qëndruar me kokën ulur. Avokati Adriatik Cama i kërkoi gjykatës që të bëhet rikualifikimi i veprës penale nga vrasje me dashje në “vrasje në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes”. Por kjo kërkesë u rrëzua nga gjyqtari Bedri Qorri, i cili pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi që të kalonte dosjen për gjykim. Babai i 25-vjeçarit rrefeu perse kishte shkuar ne sallën e gjyqit.

“Erdha të dëgjoj dhe të shikoj në sy ballë për ballë se çfarë do të thotë drejtësia. Mendoj se tragjedi të tilla të mos përjetojë asnjë familje”.

Prokuroria argumentoi se ish-efektivi ka qëlluar me qëllim për ta vrarë 25-vjeçarin pasi gjuajtja ishte në lartësinë 154 cm. Hajdaraj e mohoi këtë akuzë, por grupi i hetimit nëpërmjet kamerave të sigurisë ka zbardhur gjithë ngjarjen.

Tv Klan