Autoritetet në Serbi vijojnë kërkimet për të gjetur trupin e vogëlushes Danka Iliç, e cila rezultonte e zhdukur që prej muajit të shkuar. 2-vjeçarja, zhdukja e së cilës mbërtheu mbarë kombin, mbeti e vrarë pasi u përplas nga një makinë, sapo doli nga oborri i shtëpisë së saj në qytetin lindor të Bor.

Trupi i saj më pas u mor me makinë dhe u hodh në një landfill.

Autorët e dyshuar u arrestuan një ditë më parë nga policia serbe dhe të dy e kanë pranua krimin e rëndë. Megjithatë deri më tani ata mësohet se ia kanë hedhur fajin njëri-tjetrit. Sipas policisë, të dyshuarit janë punonjës të ujësjellësit dhe ishin në orar pune kur përplasën vajzën.

Sipas autoriteteve, pasi e vranë, të dyshuarit e hodhën trupin e saj në bagazhin e makinës, ku mbanin veglat e punës dhe shkuan drejt landfillit.

Vajza u denoncua e zhdukur më 26 Mars. Për gjetjen e saj, policia serbe ndërmori një operacion kombëtar, duke bërë apel tek qytetarët dhe duke qarkulluar fotografinë e saj.

“Babai i vajzës e ndaloi makinën e tyre dhe i pyeti nëse e kishin parë vajzën dhe ata i thanë jo. Njëri prej tyre më vonë iu bashkua vullnetarëve në kërkim të 2-vjeçares”, tha gjatë deklaratës së dhënë një ditë më parë për mediat, Ministri i Brendshëm serb, Bratislav Gasiç.  

Kërkimet për trupin e Dankës vijojnë ende dhe hetuesit dyshojnë se ajo mund të jetë lëvizur nga autorët.

Me qindra zhdukje raportohen çdo vit në Serbi, përfshirë fëmijë të cilët largohen nga shtëpia dhe rrëmbime./tvklan.al