Babai i këngëtares së njohur, Rihanna ka rezultuar pozitiv pas testit të kryer për virus. Në një intervistë ekskluzive për “The Sun”, ai u shpreh se vajza e tij e kontrollonte çdo ditë, pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar dhe ai ishte frikësuar se do të ndërronte jetë.

 “Vajza ime më kontrollonte çdo ditë. Kisha frikë nga më e keqja. Mendova se do të vdisja, sinqerisht”.

Ronald Fenty u karantinua në një qendër izolimi, ku ai thotë se ishte në gjendje të bënte një rikuperim të plotë vetëm pas 14 ditësh.

Rihanna i dërgoi atij një ventilator, që ai të kishte në shtëpinë e tij në Karaibe, menjëherë sapo mësoi se babi i saj ishte prekur nga virusi.

“Më duhet të them: Unë të dua shumë. Ajo bëri shumë për mua. Vlerësoj gjithçka që ajo ka bërë”.

Tani gjendja e tij është e mirë, por ai paralajmëroi të gjithë njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi sepse kjo është një situatë më e rëndë nga sa mund të mendohet

Kjo është një situatë e rëndë, më serioze sesa njerëzit e kuptojnë. Ju lutemi qëndroni në shtëpi./tvklan.al