Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e 36-vjeçarit Aleko Devani. Ai rrëfeu përmes një lidhje Skype, se është divorcuar nga bashkëshortja me të cilën kanë një vajzë. Gjykata i dha të drejtën e kujdestarisë së vajzës, ish-gruas.

Devani shprehet se që nga muaji Janar nuk e ka takuar vajzën dhe nuk komunikon me të as në telefon. Më tej, shton se gjendja psikologjike e vajzës nuk është e mirë dhe familja e ish-gruas nuk kujdeset mirë për të.

Mirela Milori: Sa kohë ke pa e parë vajzën?

Aleko Devani: Fëmijën kam që në Dhjetor. Në Janar vajta se kisha për ta marrë, s’ma dhanë.

Mirela Milori: Në telefon flet me të?

Aleko Devani: Jo ma kanë ndaluar!

Mirela Milori: Në ato momente që e takon vajzën si të duket, si është vajza?

Aleko Devani: Fëmija vete pis në shkollë, nuk e mbajnë mirë. Pse i bëj unë pagesat?! Që fëmija të mbahet mirë, nuk kujdesen fare.

Mirela Milori: Përveç pastërtisë nga gjendja shëndetësore dhe emocionale si të duket vajza?

Aleko Devani: Nuk është mirë psikologjikisht. Se kur vinte këtu i tregonte të tëra, më rreh mami, më rreh gjyshi, më bërtasin, nuk më duan. Vetëm këtu kënaqem thotë.

Mirela Milori: Sa herë vjen tek ty, sa herë e ka përcaktuar ligji të vijë tek ty?

Aleko Devani: Dy netë, nga e premtja mbasdite deri të dielë.

Mirela Milori: Çdo javë apo njëherë në dy javë?

Aleko Devani: 1 herë në muaj!/tvklan.al