Një 10-vjeçar mbahej i lidhur mes dhive dhe pulave për dy vjet. Rasti i rëndë është zbuluar në Nigeri. Mësohet se Jibril Aliyu mbahej i lidhur në një shtyllë druri mes kotecit të pulave dhe dhive e ushqehej me ato që linin kafshët, ndonjëherë edhe me jashtëqitjet e tij.

Ai u shpëtua nga aktivistët e të drejtave të njeriut. Për ngjarjen është arrestuar babai i djalit dhe dy njerkat. Të tre ata, sëbashku me 17 vëllezër e motra të Jibril-it, jetonin në rehati në shtëpi.

Nëna e vogëlushit ka vdekur dy vite më parë. Aktualisht i vogli është dërguar në terapi intensive. Një vëlla i madh i Jibril-it tha se 10-vjeçari vuante nga epilepsia dhe se e lidhnin gjatë ditës që të mos humbte.

Ndërkohë më i madhi prej vëllezërve ka deklaruar se ka shitur shtëpinë dhe makinën në mënyrë që familja të përballojë trajtimin mjekësor të Jibril-it. Për ngjarjen është nisur një hetim. /tvklan.al