Hamide Aliu është bërë pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ku ka treguar historinë e jetës së saj. Ajo është ngatërruar në maternitet me një fëmijë të bardhë dhe iu desh të jetonte me familjen e bardhë deri në moshë madhore. Gruaja ka treguar se është bullizuar në fëmijërinë e saj nga shokët dhe shoqet e shkollës dhe në moshën 14 kuptoi se familja ku jetonte ajo nuk ishte familja e saj biologjike dhe se ishte ngatërruar në spital. Ajo u shpreh se babi i saj jo biologjik e ka martuar shumë të vogël që 14 vjeç për t’ja hapur rrugën motrave dhe vëllezërve për tu martuar.

Hamide Aliu: Pasi bëra 14 vjeç babi më martoi, ai ka bërë shumë gabime me mua, por ia fal. Ai ka dashur të më heq nga shtëpia sa më shpejt sepse vëllezërve nuk i jepnin nuse dhe as motrat nuk martoheshin sepse thoshin që kanë një rome në shtëpi. Ai burri që më martoi më dërgonte të punonte tokë, pastaj iku në Greqi, kishte grua tjetër dhe familje tjerë. U divorcova dhe u ktheva prap tek ai që më rriti. Unë u martova prap në moshë 18 vjeç, burri ishte 17 vjeç.

Kam ikur nga shtëpia nga e keqja sepse u rrit vëllai, motra dhe nuk po martoheshin dot prej meje. Vazhdoj të jem ende e martuar dhe kam 5 fëmijë. Kur u martova unë nuk e dija që burri kishte lindur i verbër 100%. Nuk e kam kuptuar fare derisa erdhi letra për ushtar, shkoi bëri vizitat tek mjeku dhe më thanë që burri jot nuk shikon, ka një sëmundje të pashërueshme në sy, unë nuk e doja veten, por nuk kisha se çfarë të bëja.

Ata të ushtrisë më thanë si nuk e kuptove t’i që ai ishte i verbër, unë i thashë e mora nga e keqja sepse nuk kisha ku të rrija. Bëmë 5 fëmijë më pas,djali i madh tani është 21 vjeç. Burrin e çonim nëpër spitale, rrinte i këputur gjithë kohës, nuk më tregonin asgjë se çfarë kishte. Ai ka kaluar edhe vdekje klinike. Vuante nga diabeti prej 10 vitesh, por analizat nuk ia tregonin. E solla në Tiranë dhe i nxorrën kempin.

Hamideja shprehet se e do shumë burrin e saj pavarësisht se është i verbër. Ai ka hequr shumë gjatë jetës, ka vuajtur dhe është e gatshme që të japë dhe jetën për të. Nëse do i duheshe zemra, veshka apo çdo organ tjetër ajo do e jepte për bashkëshortin. /tvklan.al