Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme një histori të vështirë, por njëkohësisht edhe mjaft frymëzuese. Hamëz Brahaj është babai i tre fëmijëve dhe në studio rrëfeu të gjithë vështirësitë që ka hasur për shkollimin e fëmijëve. Ai u shpreh se kushtet e vështira ekonomike e kanë detyruar të marrë borxh, në mënyrë që fëmijët të arsismoheshin.

Më tej, Brahaj shton se nuk merr ndihmën ekonomike që merrte prej vitesh. Shkak është bërë sipas tij një ngatërresë, ku ai figuron si pronar i një banese.

Babai i tre fëmijëve pretendon se ndihma ekonomike i është hequr padrejtësisht.

Hamëz Brahaj: Prindërit tanë vetëm një shtëpi kanë patur.

Mirela Milori: Është shtëpia jote apo është ndarë me motrat me vëllezërit?

Hamëz Brahaj: Ku është një problem që duhet sqaruar sepse kur kemi ardhur në ’91, shtëpia ka qenë dhe është e të gjithëve. Është me ATP, është dhe me çertifikatë pronësie. Kam shkuar në hipotekë, në zyrën e regjistrimit dhe e kam regjistuar në bazën e asaj çertifikate. Këtu është një problem i koklavitur sepse ata të zyrës kadastrale, sidomos ata që drejtojnë zyrat kadastrale, për të cilat kam rezerva shumë të theksuara sepse ata e bëjnë kastile të më godasin mua ose nuk e njohin ligjin, nuk njohin rregullat.

Mirela Milori: Çfarë bëjnë?

Hamëz Brahaj:  Ata më thonë që kjo pronë është e jotja, domethënë e familjes time të afërt, që unë banoj në Tropojë.

Mirela Milori: Pra të familjes që ke themeluar ti dhe jo të familjes motra dhe vëllezër?

Hamëz Brahaj:  Po! Ata e ngatërrojnë, por se cila është arsyeja që e ngatërrojnë ata, vetëm ata e dinë, unë nuk arrij ta kuptoj.

Mirela Milori: Ku të penalizon ty kjo ngatërresë?

Hamëz Brahaj: Kjo më ka penalizuar tek problemi i trajtimeve sociale.

Mirela Milori: Sepse ti figuron me pronë?

Hamëz Brahaj:  Demek unë figuroj me pronë.

Mirela Milori: Ndërkohë që ti je bashkëpronar?

Hamëz Brahaj:  Unë jam përfaqësues i çertifikatës së vitit 1991. Edhe u them atyre të hipotekës, që kam shumë rezerva….

Mirela Milori: Që në çfarë viti ke që je në dyert e hipotekës dhe të kadastrës?

Hamëz Brahaj: 2 vjet!

Mirela Milori: Tani mes sa kuptoj unë ti je përfaqësues ligjor dhe bashkëpronar në një pronë dhe ty të konsiderojnë si pronar të kësaj prone?

Hamëz Brahaj: Po!

Mirela Milori: Në këtë rast ku penalizohesh ti, tek ndihma sociale? Të kanë hequr ndihmën sociale?

Hamëz Brahaj: Po, ndihmën sociale e kanë hequr me të padrejtë për vitin 2019.

Mirela Milori: Ka lidhje me këtë ngatërresë kjo e ndihmës sociale?

Hamëz Brahaj: Po nga mosnjohja e ligjit./tvklan.al